Ministri i Punëve të Jashtme në Itali, Luigi Di Maio ka mbështetur kolegun e tij dhe Ministrin e Sporteve Vincenzo Spadafora dhe ranë dakord që “është më mirë të mos zhvillohen fare ndeshjet e futbollit”.
Ministri i Sporteve mbështeti vendimin e Shoqatës së Lojtarëve që Serie A të pezullohej gjatë shpërthimit të koronavirusit, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij kur ai u shpreh për të anuluar të gjitha ngjarjet sportive.
Di Maio tani ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin, duke pretenduar se lojtarët mund të “infektojnë qytetarët e tjerë” nëse i ekspozohen virusit gjatë ndeshjeve.
“Ka masa që kërkojnë përgjegjësi maksimale, unë e them këtë në botën e futbollit”, tha Di Maio sipas Tuttomercatoweb.
“Unë shpreh mbështetjen time për Ministrin Spadafora, i cili aktualisht është duke u përpjekur të bindë tërë botën e futbollit se është më mirë të mos luash. Sepse nëse ka lojtarë pozitivë me këtë virus, ata mund të infektojnë të tjerët dhe duke u kthyer në shtëpi, ata mund të infektojnë qytetarët e tjerë”, tha ai
Nesër do të mbahet mbledhja emergjente, ku pritet të merret një vendim zyrtar.