Chelsea shkatërron Evertonin, debuton talenti shqiptar (VIDEO)

Chelsea arriti të mposhtë bindshëm Evertonin e Ancelottit me rezultatin 4-0 në Stamford Bridge.

Vetëm 14 minuta i mjaftoi bluve që të shënonin me anë të Mount. Pas një pasimi nga Pedro, Mount kthehet dhe godet në cepin e portës.

Ndërkohë që në minutën e 21, këtë herë Pedro kthehet në protagonist i cili, i vetëm përballë portierit, arriti të tundë rrjetat.

Në fillim të pjesës së parë Ëilliams shënoi me një goditje aty ku gardiani i portës nuk arrinte dot.

Tre minuta më vonë Giroud pret një krosim në brendësi të zonës të cilën e dërgon lehtësisht në rrjetë.

Në këtë ndeshje debutoi për herë të parë dhe talenti 18 vjeçar nga Shqipëria, Armando Broja.

Lampard vendosi ta aktivizojë në fushë në minutën e 86. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e katër në kuotën e 48 pikëve.

Skuadra e Ancelottit ndodhet në vendin e 12 vetëm me 37 pikë.


Shtuar 8.03.2020 17:08