Qeveria shqiptare organizon mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin këtë të hënë

Mëngjesin e të hënës, qeveria shqiptare do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin.

Mësohet se mbledhja e Këshillit të Ministrave do të mbahet në orën 09.00, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo mbledhje vjen në një kohë që në vendet tona fqinje, Itali, Greqi dhe Maqedoni, virusi ka marrë disa jetë.

Ndërkohë pasditen e kësaj të diele Presidenti Ilir Meta, i bëri një Qeveriisë që të marrë masa.

Ai deklaroi se sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.


Shtuar 8.03.2020 16:23