Moderatorja Roza Lati ka folur hapur për herë të parë hapur në lidhje me fëmijërinë e saj ku ka treguar se ka qënë pjesë e dhunës në familje.
“Jeta ime filloi të zbukurohet kur isha 9 vjeç, kur mua mu ndanë prindërit. Pashë që mami ishte e lumtur, ishte e qetë, plus edhe fillova t’i shmangesha edhe skenave të dhunshme brenda në shtëpi sepse normalisht po jetoja vetëm me mamin.
9 vjeçe dhe më tej unë vazhdova të bëhesha sociale, të përqafoja.
Kur isha 9 vjeçe dola para pasqyrës, qava, pashë veten time duke qarë dhe thashë ok Roza në do bëjmë një pakt, ose unë nga ky moment do ndryshoj stil jete, do jem sociale, do jem e dashur dhe do harroj se çfarë më kanë parë sytë, unë mbase do e shijoj jetën.
Nëse unë do vazhdoj ta bëj jetën me hijen dhe fantazma nga mbrapa çfarë më kanë parë sytë dhe kam përjetuar, jam e bindur që kur të rritem, do përfundoj si e humbur, anti-sociale dhe që nuk do shijoj jetën’, tregoi Roza në emisionin “Mos i fol shoferit”. /albeu.com/
