Fansat e “Casa De Papel” të përgatiten, del traileri i sezonit të katërt (VIDEO)

Së shpejti do fillojë sezoni i katërt i serialit më të ndjekur “La Casa De Papel”. Faqja zyrtare e “Instagramit” ka filluur të ndajë me fansat disa pjesë të ndryshme të serialit. Një ditë më parë në “Instagram” u shfaq një video e e Profesorit të famshëm (Alvaro Morte), ku i bën thirrje ndjekësve të tij të bashkohen të gjithë për Lisbonën dhe Nairobin dhe të mos gënjehen nga policia e cila po torturon dhe vret pjesëtarët e grupit.

Në video u shfaq dhe inspektoria Alicia Sierra (personazhi i luajtur nga Najëa Nimri), ku shprehet se ka hakuar në rrjetet sociale të grupit dhe për të pasur situatën nën kontroll. Video është ndërprerë ndërprerë papritur nga Profesori, i cili u kërkon ndjekësve të tij të rezistojnë: “Për Lisbonën. Për Nairobi. Për liri”.

I gjithë publiku u mërzit kur në fund të sezonit të tretë profefesori mendoi se e dashura e tij Lisbona (Itziar Ituno) ka vdekur.

Ndërkohë, brenda Bankës së Spanjës, Nairobi që ndodhej në dritare, për të parë djalin e saj nga larg, ishte goditur nga një snajper. A do të kthehet ajo për të luftuar edhe në sezonin e katërt, apo a ka mbaruar aventura për të?


Shtuar 6.03.2020 11:28