De Ligt tregon edhe një herë pse zgjodhi Juventusin para Barcelonës

Mbrojtësi i De Ligt i transferuar gjatë afatit kalimtar te vëres te Juventusi pati edhe një interesim të madh nga Barcelona.

I pyetur shpesh për këtë zgjedhje, holandezi nuk ka ngurruar të japë arsyet ashtu sic ka bërë së fundmi.

“I studiova të gjitha opsionet dhe erdha në përfundim se mund të rritem më shumë si lojtar në Juventus, me një stil ndryshe i cili do të më bënte më të kompletuar”, tha De Ligt.

Ai zbuloi po ashtu se ai komunikon vazhdimisht me De Jong.

“Ende flas shumë me De Jong”, shtoi ai.

“Është interesant fakti se para dy vjetëve ne luanim bashkë në Ajax dhe tani unë luaj me Ronaldon dhe Frenkie me Messin. Është paksa e çuditshme”, theksoi ai.


Shtuar 5.03.2020 11:41