I lodhur nga Luana, Krenar Çoçaj ankohet për herë të parë publikisht (FOTO LAJM)

Në llogarinë e saj në Instagram, Luana Vjollca tregon vazhdimisht se është e impenjuar me punë nga mëngjesi në darkë, duke u marrë me projektet e saj të reja.

Ndërkohë që po përgatitet për emisionin e ri “Take me out”, i cili do të nisë shumë shpejt transmetimin në “Top Channel”, Luana po punon edhe për një projekt të ri muzikor.

Të lidhura

None found

Mirëpo, këto angazhime të shumta të Luanës duket se e kanë lodhur partnerin e saj, Krenarin.

“Lodhja” e tij ka arritur deri në atë pikë sa Krenari i është ankuar publikisht moderatores në postimin e fundit në Instagram.

Krahas fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:

“Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..😊”

Moderatorja nuk i ka kthyer ende një përgjigje Krenarit, i cili le të themi që “e ka ftuar” partnerenpër të bërë disa pushime.

Luana dhe Krenari po shijojnë prej disa vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, mirëpo kanë preferuar të tregohen sa më diskret në publik për marrëdhënien e tyre.


Shtuar 4.03.2020 10:07