Endri Çekiçi shënon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Endri Çekiçi nuk di të ndalet në Slloveni me ekipin e tij, Olimpia Ljubjana, teksa ditën e sotme ka qenë autor i një supergoli.

Në minutën e 14’, Çekiçi ka shënuar një gol shumë të bukur për ekipin e tij, teksa më një gjuajtje perfekt nga goditja e dënimit ia doli të shënojë një supergol, që i la të shtangur të gjithë.

Pogradecari i dha avantazhin ekipit të tij përballë Aluminij, duke treguar edhe njëherë formën shumë të mirë që është duke kaluar.

Vetëm para pak ditësh Çekisi realizoi një gol tjetër në barazimin që Olimpia Ljubjana mori me Rudar në transfertë.


Shtuar 3.03.2020 16:26