Hajdari: Nuk mjafton të ulërasim në sheshe, duhet të hapen listat

Deputetja Rudina Hajdari ka folur ka ironizuar sot para mediave manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Hajdarit, duhen bërë hapa konkrete që të hapen listat për deputetët. Ajo shton se marrëveshja e 2008-s ka favorizuar dy partitë kryesore që tashmë janë të gjithëpushtetshëm.

“Nëse do vazhdojmë me këtë lloj retorike nuk mjafton të dalim nëpër sheshe duke bërë retorika dhe të ulërasim, por të bëjmë hapa konkrete që të hapim listat dhe njerëzit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Deformimi që ka ndodhur në 2008. Ky sistem ka favorizuar dy parti dhe ata janë bërë të gjithëpushtetshëm. Ne duhet të vazhdojmë përpara që t’i tregojmë popullit që jemi këtu për ta. Uroj që javës tjetër të vazhdojmë këtë mision që kemi nisur për hapjen e listave”, tha Hajdari.


Shtuar 3.03.2020 12:31