Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të hiqet taksa 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.
Pacolli shkruan në Twitter se kjo është mënyra e vetme që Kosova të ecë përpara.
Reagimi i plotë
“Sot bëra thirrje për heqjen e menjëhershme të tarifës për tregti, pa para-kushte dhe afate me miratim të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, si mënyra e vetme që populli i Kosovës të ecë përpara, të cilët duan një aleancë të fortë mes Kosovës e Amerikës. Nuk janë të nevojshme vonesat, vendimi duhet të merret. Është koha për të udhëhequr”, shkruan Pacolli në Tëitter.
