Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i dy shtetasve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhiaj pak minuta më parë.
Mësohet se viktimat janë vëllezër dhe pronarë të disa bizneseve, makinash e një pikë transfertë parash.
Një nga vëllezërit mësohet se ka studiuar për drejtësi.
Atentati mësohet të ketë ndodhur pasi vëllezërit me origjinë nga Puka kanë dalë nga banesa e tyre dhe gjendeshin në rrugën drejt autostradës Tiranë-Durrës.
Autorët të cilët janë në kërkim, kanë dalë në prite dhe i kanë ekzekutuar duke u zhdukur pastaj pa asnjë gjurmë.
Policia ka rrethuar zonën e krimit dhe ka blinduar të gjithë qytetin në kërkim të autorëve. /albeu.com/