Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet te Barcelona

Ish-trajneri i Kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Scolari, i ka kërkuar Neymar që të kthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Neymar u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona për një rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Barcelona ka dëshirë ta rikthejë Neymarin në skuadër këtë verë dhe një rikthim në Camp Nou e ka mbështetur edhe ish-trajneri i tij, Scolari.

“Për Neymar, do t’i thosha sot, duke e ditur atë që di, kthehu, kthehu në Barcelonë”.

“Nëse shansi lind, ju do të ktheheni te të keni mundësinë të jeni lojtari më i mirë në botë, në kushte të barabarta me ata lojtarë që zgjidhen gjithmonë”, ka thënë Scolari.

Ndryshe, Scolari ishte trajner Neymarit në Kupën e Botës të vitit 2014.


Shtuar 24.04.2020 15:18