Xhesi Muçaj do të bëhet nënë për herë të parë. Moderatorja e njohur e ka zbuluar vetë lajmin e pritjes së ëmbël duke postuar një foto në llogarinë e saj, së bashku me partnerin të cilin e zbuloi me gjasa kur ka mësuar lajmin e ëmbël.
Së fundmi ajo ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe duket më e lumtur se kurrë më parë.
“S’kam qenë ndonjëherë më e bukur”, shkruan Xhesi.
Për një periudhë kohe, Xhesi Muçaj moderoi programin e përditshëm “Daily Love Story” në Tv Klan, pas disa programeve të mëparshme televizive, por, siç ka treguar vetë ajo, iu desh ta linte për shkak të Covid-it dhe ndarjes nga jeta të një familjari.