Policia e Beratit ka arrestuar një person pasi kishte shkelur urdhërin për ndalimin e qarkullimit ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe teksa është ndaluar nga policia, ai nuk u është bindur duke goditur autmojetin e uniformave blu.
P. H., 44 vjeç, banues në Poshnje, Ura Vajgurore, u arrestua në fshatin Perondi, Kuçovë, nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Tyota” në gjendje të dehur, gjithashtu në shkelje të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020.
Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë për shoqërimin në komisariat dhe është larguar duke goditur mjetin e Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve, por është vënë në pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrim prone”.
Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.