Agjensia e lajmeve Kyodo njofton se japonezi që përhapte qëllimisht koronavirusin ka ndërruar jetë.
Sipa mediave të huaja, 57-vjeçari jetonte në qytetin Gamagor në prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku edhe po kurohej pasi që prej fillimit të marsit ishte diagnostifikuar me COVID 19.
Megjithatë, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me koronavirus, se po shkon për ta përhapur virusin.
Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Kujtojmë që në Japoni janë infektuar më shumë se 1.500 persona, derisa 37 kanë humbur jetën.