Aktorja e “Frozen 2” e infektuar me koronavirus (FOTO LAJM)

Aktorja e filmit vizatimor për fëmijë “Frozen 2”, Rachel Matthews, ka rezultuar pozitive në testin e Koronavirusit.

Rachel Matthews, e cila luan në pjesën e dytë të filmit të “Disney”-t, ka njoftuar të hënën se është infektuar me Koronavirus, shkruan Page Six.

26-vjeçarja e cila është e njohur për rolin e Honeymaren në “Frozen 2”, bëri me dije përmes një serie postimesh në Instagram, se është në karantinë që nga java e kaluar, për shkak të virusit.

“Hej njerëz, unë u testova pozitive për COVID-19 dhe kam qenë në karantinë javën e kaluar,” shkroi Matthews.

“Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe”, shtoi ajo.

Matthews u dha një këshillë ndjekësve të saj duke ju thënë: “Pushoni, pini shumë lëngje, dhe karantinojeni veten”.


Shtuar 18.03.2020 10:51