Më në fund, Eros Grezda e quan publikisht Oriola Marashin: E dashura (FOTO LAJM)

Në pushime bashkë, në foto “fshehurazi” bashkë edhe në karantinë bashkë.

Këto fakte Oriola dhe Eros Grezda i kanë bërë të ditura në Instagram duke konfirumar tërthorazi romacën e tyre.

Megjithatë as modelja e as futbollisti nuk ishin prononcuar për ndonjë media.

Por, së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, ka qenë futbollisti ai që e ka pranuar publikisht.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

Pra edhe njëherë: Torta që publikoi Oriola në Instastory ishte e bërë nga vetë dora e saj.


Shtuar 20.04.2020 13:07