Luiza Gega: Kam ngecur në Kenia, erdha për t’u stërvitur për Olimpiadën

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, nuk mundet të lëvizë dot nga Kenia, ku ka shkuar me trajnerin e saj Taulant Stermasi, për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike 2020, të cilat u shtynë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se po e shfrytëzon këtë moment për t’u përgatitur për evenet të tjera ndërkombëtare, edhe pse asgjë nuk është e qartë.

“Kam ngecur në Kenia, Olimpiada u shty, por do të qëndrojë këtu për një mini-fazë përgatitore. Me shtetin shqiptar nuk kam kontaktuar akoma, por të pres si do shkoj situata dhe do të gjej një mënyrë”, tha Gega në një lidhje skype për gazetarin Altin Sulçe,

Gjithashtu, ateletja shqiptare tregoj vështirësitë dhe si po e kalon këtë moment, ku njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur për t’u ruajtur nga Covid-19.


Shtuar 18.04.2020 21:22