Premier League ka një datë për rifillimin e kampionatit

Ashtu si në të gjithë Europën (përveç Bjellorusisë) edhe kampionati anglez i futbollit është i pezulluar që prej 12 marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo kur ka kaluar më shumë se një muaj është programuar që Premier League të rinisë në datën 8 qershor, të paktën kështu ka vendosur Federata Angleze e Futbollit.

Të gjitha ligat e rëndësishme europiane ashtu si Premier League kanë diskutuar me UEFA-n gjatë kësaj periudhe për të mësuar kur do të jetë e mundur rinisja e kampionateve.

Tashmë që Premier League e ka një datë rinisjeje ideja është që 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të luhen në harkun e 5 javëve dhe kampionati të përfundojë në mes të korrikut.


Shtuar 18.04.2020 11:21