Ia kërcisnin pokerit pa pyetur për Covid-19, humbin jetën 3 persona

Duket se të mos jesh i përgjegjshëm sot paguhet me jetë.

Kështu ka ndodhur me një grup pensionistësh amerikanë, shok dhe pokeristë të pasionuar të cilët nuk janë frikësuar shumë nga koronavirusi.

Ama loja e tyre e fundit në qytetin Aventura- Floridë, SHBA, ka përfunduar tragjikisht. Tetë, sa kanë qenë të gjithë, janë infektuar, janë sëmurë në kohëzgjatje prej një jave, dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë.

Djali i njërit prej viktimave tregon se nëna e tij vazhdimisht e ka paralajmëruar bashkëshortin të ruhet.

Ndryshe bëhet fjalë për një grup nga Nju Jorku që pas pensionimit janë shpërngulur në Floridë.

Ata ishin shokë shumëvjeçare dhe pokeristë të pasionuar, por tre prej tyre pasionin e paguan me jetë – çifti bashkëshortor Beverli Glas dhe Fred Sands, si dhe Mersi Fridman, të gjithë moshë mbi 80 vjeçare.

Deri sot në Floridë ka mbi 22 mijë të infektuar 590 të vdekur nga epidemia.


Shtuar 16.04.2020 12:38