Të dhënat e fundit, sa njerëz humbën jetën në Britani nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Janë bërë publike shifrat e fundit nga Britania e Madhe në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Burime zyrtare bënë me dije se 778 pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë orëve të fundit në Britaninë e Madhe.

Po gjatë këtyre orëve, janë regjistruar 5,252 raste të reja me Covid-19.

Totali i viktimave në Britani ka arritur në 12,107, ndërsa gjithsej janë 93,873 të infektuar.

“NHS” konfirmoi se 744 pacientë kanë vdekur në spitalet e saj në Angli.


Shtuar 14.04.2020 15:01