I riu u konstatua me COVID 19 pasi u aksidentua, PD apel për shtimin e testeve

Ish-deputeti i Partise Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me anë të një deklarate në Facebook, lidhur me faktin se një i ri rezultoi pozitiv ndaj pandemisë, teksa u dërgua te Trauma pasi u aksidentua.

Spahia bën thirrje të shtohet numri i testimeve, në mënyrë që të nisë hapja dhe kthimin në normalitet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Postimi i Spahisë

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje
Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati t’i hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.


Shtuar 13.04.2020 10:32