Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 21 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 467 numrin total të të infektuarëve.
Lajmi i mirë është se 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Nderkohe sipas Ministrise, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë”- tha drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, teksa dha te rejat me te fundit te situates se koronavirusit ne vendin tone.