Keni kohë deri pasdite, çfarë pritet të ndodhë me orarin e fundjavës

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes sociale ka miratuar vendimin se orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë i mundur nga ora 05:00 deri në 17:30.

Gjithashtu, është vendosur edhe zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë

Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera.

Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.


Shtuar 13.04.2020 06:28