Miratohet vendimi për “shtetrrethimin” dyditor: Nga nesër deri të hënën! (FOTO LAJM)

Qeveria ka miratuar vendimin ku pezullon të gjitha lëvizjet nga ora 13:00 e ditës së shtunë deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

Kryeministria shpërndau për mediat vendimin e miratuar mbrëmjen e sotme.

Ndalimi i qarkullimit bëhet për të gjithë këmbësorët dhe ata që udhëtojnë me mjete të tjera nga biçikleta e deri tek mjetet e mëdha.

Përjashtim bëjnë forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, transporti i mallrave, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, kompanitë mediatike dhe shërbimet në banesë.


Shtuar 10.04.2020 21:25