Dinamo hap arkivën: Tronditëse si u falsifikua titulli në prani të Dukës për Skënderbeun kampion (VIDEO)

Ashtu si shumë klube të tjera në këtë periudhë pushimi, edhe Dinamo ka postuar vazhdimisht foto e video të ndeshjeve të kaluara gjatë këtyre ditëve, duke kujtuar historinë e saj.

Por sot, ekipi kryeqytetas ka zgjedhur që të kujtojë historinë e famshme të ndeshjes së shumëpërfolur me Skënderbeun.

Asokohe, drejtuesit e skuadrës korçare, teksa përuronin stadiumin e ri, deklaruan në praninë e drejtuesve të lartë të FSHF-së, mes të cilëve Armand Duka, se do të shpalleshin kampionë. Ndeshja përfundoi me fitoren e Dinamos dhe me blutë që vazhdimisht kanë deklaruar se në atë sfidë u është bërë e qartë se do të humbisnin.

Edhe sot, blutë nuk kanë ngurruar ta cilësojnë të falsifikuar titullin kampion të atij viti, të fituar nga Skënderbeu, duke e cilësuar edhe fillimin e rrokullisjes për një dekadë radhazi të klubit kryeqytetas.

POSTIMI

VIDEO-ja TRONDITËSE/ Si u Falsifikua Kampionati 2010-11 dhe u rrëzua Dinamo nga kreu

13 nëntor 2010. Ministri i Financave Bode, në praninë e kreut të FSHF-së, përcakton duke ulëritur në mes të stadiumit skuadrën fituese të Titullit 2010-11 (!)

Nga ky moment, Dinamo kampione në fuqi dhe kryesuese e kampionatit, jo vetëm humb ndeshjen dhe s’mund të fitojë sërish titullin, por futet në një agoni dhjetë vjeçare;

(Nga e cila po punohet të dilet nga ky sezon e në vijim, me ardhjen në drejtim të investitorit italian, për t’u rikthyer sërish në krye ku Dinamo ka vendin.)

/VipSport/


Shtuar 10.04.2020 18:42