Ky është hoteli luksoz ku Ronaldinho do të kalojë arrestin shtëpiak (FOTO LAJM)

Ronaldinho është liruar nga burgu në Paraguai, ku qëndroi për 32 ditë, pasi ishte arrestuar me vëllanë e tij, teksa përpiqeshin të hynin në këtë vend me pasaporta false.

Atyre me një vendim të gjykatës iu është ndryshuar masa, dhe do të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Gjykata ka miratuar kërkesën e katërt të Ronaldinhos për rishikimin e çështjes, dhe ish më i miri i botës la dorëzani 1.6 milionë dollar, për të kaluar në arrest shtëpiak.

Ronaldinho do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e policisë në një hotel në kryeqytetin e Paraguai, Asuncion.

Hoteli ku do të qëndrojë Ronaldinho, është një suitë presidenciale, dhe do të ketë gjithçka që do të dëshirojë.


Shtuar 8.04.2020 16:14