Cavani i vendosur për tu transferuar te Atletico Madridit

Edison Cavani është i vendosur të largohet nga PSG.

Ylli uruguaian i futbollit, Edinson Cavani, do të kërkojë për një aventurë të re gjatë merkatos së verës.

‘UOL Esporte’ shkruan se sulmuesi i PSG po shtynë me të gjitha forcat për një transferim tek Atletico Madrid.

Kontrata e lojtarit skadon gjatë kësaj vere, dhe nuk dëshiron të humb kohë aspak.

Një tjetër skuadër që lidhet me emrin e Cavani është ajo e Manchester United, por duket se Spanja është destinacion më i preferuar për yllin e PSG.


Shtuar 5.04.2020 12:56