E vështirë por jo e pamundur, Barça vazhdon insistimin për Lautaron

Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Me merkaton e verës që po afron, zërat për transferimet vazhdojnë të rriten, ndërsa sulmuesi i Inter vazhdon të lidhet me ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Barca nuk e ka ndërmend të tërhiqet apo dorëzohet nga gara për Lautaro.

Përkundër krizës që mund të shkaktohet nga pandemia Covid-19, Barca do ta bëjë të pamundurën për kartonin e yllit të Inter.

Shkëmbimet e lojtarëve mund të jenë një mënyrë tjetër për të siguruar kartonin e lojtarit argjentinas.


Shtuar 31.05.2020 06:42