Nga Mc Kresha te Ledri, nis fushata e re kundër këngëve shqiptare ku femra trajtohet si objekt s*ksi (VIDEO)

Sipas mediave kosovare, disa studentë të degës ‘Gazetari’ në Universitetin e Prishtinës kanë nisur një fushatë sensibilizuese ndryshe. Qëllimi i tyre është përfaqësimi i denjë i figurës së femrës në tekstet e këngëve shqiptare.

Studentët kanë shprehur shqetësim se në disa prej krijimeve të reperëve vendas, femrat shfaqen si objekt seksi. Fushatën e tyre e kanë mbështetur shumë njerëz, ndonëse nuk ka asnjë reagim nga artistët e ‘piketuar’. Fero, Stresi, MC Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Buta dhe Cozman janë emrat që qendrojnë pas disa prej këngëve.

A do të ndërgjegjësohen reperët pas kësaj fushate? Mbetet për t’u parë.


Shtuar 27.05.2020 12:41