”S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”, aktivistët i drejtohen Metës

Tahmë që nga Teatri ka mbetur vetëm një grusht pluhur, aktivistët përgatitën pankarta me mesazhe.

Ato shprehen se godinën nuk arritën që ta shembte tërmeti por e shembi shteti.

“S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”- shkruhet në një prej pankartave.

Ndësa në një tjetër pankartë i bëjnë thirrje presidenti Ilir Meta të shpërndajë Parlamentin, duke e konsideruar qeverinë e Ramës ilegjitime.

Ndërkohë aktvistët dhe artistët vazhdojnë të qëndrojnë përreth perimetrit të godinës së Teatrit dhe nuk lejohet që të kalojnë policia.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëre për mosbindje civile dhe ti bashkohen në protesta të vazhdueshme.


Shtuar 17.05.2020 12:05