Në një video të Gazetës Express – Maqedoni shihen pjesëtarët e grupit të Kumanovës kur sulmojnë pikën kufitare të Goshincës para 9 majit të vitit 2015, si dhe pjesëtarët e armatës së Maqedonisë së Veriut të lidhur dhe të shtrirë për toke.
Më 9 maj në Kumanovë u zhvilluan luftime të ashpra në mes grupit të Kumanovës dhe policisë së Maqedonisë, ku mbetën të vrarë 10 persona nga grupi i Kumanovës dhe 8 pjesëtarë të policisë.
Që nga ajo kohë, grupi i Kumanovës po vuan dënimin në burgjet e Maqedonisë. Shumica prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm. Ende nuk ka ndodhur një hetim real për këtë ngjarje. Shumë politikanë kanë kërkuar që ketë hetim ndërkombëtar më të hollësishëm.
/GazetaExpress/