Gjendet i pajetë një burrë në Kosovë

Lajme të rënda raportohen nga Kosova. E ditur bëhet se një burrë dhe një grua janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.

Këtë gjë e ka bërë të ditur policia e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur:

Prishtinë 13.05.2020 – 12:40. Raportohet se në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Burri është gjetur i pajetë në banesën e tij në Prishtinë mesditën e djeshme dhe disa orë më pas është gjetur e pajetë në banesë edhe një grua.


Shtuar 14.05.2020 08:05