Aksident i rëndë, makina “në fluturim” shkakton aksident në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korcë-Bilisht.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicisht, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe mësohet se është plagosur shoferi i makinës në fjalë.

Policia nuk ka bërë me dije identitetin e të lënduarit por mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksident ka qënë shpejtësia përtej limitit të lejuar që ka bërë të dalë nga rruga dhe mjeti që shkaktoi aksidentin. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 19:57