Kohët e fundit kanë qarkulluar në rrjete sociale imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane, Maria Bove.
Dyshja shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë dhe dyshimet se Roberti ka nisur nje romance te re ishin te pranueshme.
Përkundër kësaj, është raportuar se ata nuk janë në lidhje, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetëm një flirt mes dyshes.
E pyetur nga ndjekësit nëse janë fejuar, Maria tregoi se po e mban gojën mbyllur për momentin. Madje kur u pyet sërish për Robertin, ajo e la enigmë nëse janë bashkë. “Gjejeni vetë”, u përgjigj Maria duke shtuar dyshimet.
Ndryshe ka treguar Roberti, i cili i ftuar në “E Diell”, ka treguar se ka qenë një puthje miqsh dhe nuk ka ndodhur asgjë më shumë.
“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha. /albeu.com/