Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Kroaci mbrëmjen e së hënës, ku dy sportistë të rinj kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë.
Në automjet ishin katër persona, derisa dy kanë ndërruar jetë, kurse një tjetër është në gjendje kritike.
Të lidhura
None found
Vdekjen e gjeti më i riu në makinë, 16-vjeçari Josip Brkljaçiç, një futbollist i talentuar që luante për NHK Primoran.
Personi tjetër i vdekur është 19-vjeçari Josip Bepo Kadija, një hendbollist shumë premtues, i cili ka luajtur për disa klube, derisa në vitet e fundit ka luajtur për PPD Zagrebin.
Ky lajm ka tronditur të sportin kroat, teksa klubet e dy sportistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
