Ekspertët: Njerëzit mbi peshë janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19 (FOTO LAJM)

Njerëzit e shëndoshë mund të jenë më të rrezikuar nga vdekja nëse infektohen me COVID-19.

Daily Mail shkruan njerëzit e shëndoshë janë më të rrezikuar për shkak se qelizat e tyre të dhjamit bëjnë sasi të mëdha të një proteine ​​të përdorur nga infeksioni për të infiltruar në qelizat njerëzore.

Koronavirusi, i quajtur shkencërisht SARS-CoV-2, kyçet në receptorët ACE-2, i njohur si “porta” në qelizat brenda trupit.

Studiuesit thonë se njerëzit me diabet të tipit 2, është një tjetër grup njerëzish të rrezikuar nga COVID-19.

Provat nuk janë të mjaftueshme por të dhënat nga pacientët e shtruar në spital COVID-19 sugjerojnë se personat obezë kanë më shumë të ngjarë të vdesin sesa ata që nuk janë të shëndoshë. /albeu.com/


Shtuar 6.05.2020 14:18