Sara Hoxha ka qenë mjaft aktive në Instagram në këtë periudhë izolimi, të cilën po e kalon pranë partnerit të saj Ledri Vulës.
Bukuroshja e Instagramit, publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria, madje së fundi, videot e saj me Ledrin në TikTok kanë thyer internetin.
Por në një foto të fundit, Sara ka lënë të kuptohet se mund të ketë kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë. Është një fans që vë re ndryshimin e saj, duke i shkruar në koment:
“Ke bërë buzët se s’ka mundësi?
Sara ia kthen menjëherë përgjigjen, përmes së cilës duket sikur e pranoi që ka bërë buzët:
“E mo mirë se s’ka ndonjë gjë të keqe!”.