Veterena i mbrojtjes së Interit, Diego Godin i cili vetëm sezonit të fundit iu bashkua gjigandëve italian duket se nuk do ta ketë të gjatë.
Në planet e tij për të atrdhmen nuk bën pjesë Atletico e Madridit.
“Shumë dashuri për njerëzit që më pyesin, por koha ime me Atleti ka marrë fund”, ka thënë Godin.
“Ishte aventura më e mirë në karrierën time sportibe, pa dyshim, së paku deri më tani”, ka shtuar mbrojtësi.
“Por, koha ime si lojtar i Atletico ka mbaruar. Po jetoj një aventurë të re te skuadra e Inter”, ishin fjalët e uruguaianit.
34 vjeçari shpesh është lidhur me një largim të mundshëm nga Inter së fundmi, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.