EMRI/ Kapet elbasanlliu “boss” me 35 mijë paund në makinë

Një drejtues mjeti është ndaluar në Elbasan.

Kjo pasi në makinën e tij tip “Porsche” janë gjetur pas kontrollit nga efektivët 35 mijë paund të padeklaruara.

Mësohet se është shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit Algert Lloci banues në Tiranë, si dhe ka sekuestruar sasinë prej rreth 35 mijë paundësh.

Burimet bëjnë me dije se automjeti mban targën “AA666YL”, ndërsa Lloci ndodhet para hetuesve ku po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave. /albeu.com/


Shtuar 29.06.2020 20:22