Valer Kolnikaj flet si mjek: Ky virus është më i “rrezikshëm” se COVID-19

Valer Kolnikaj, një nga personazhet më të njohur nga reality show Big Brother ushtron postin e mjekut në jetën e tij të përditshme.

Në deklaratën e fundit ka thënë se ekzistojnë viruse më të rrezikshme se Covid-19 që përhapen në intimitet.

I pyetur nga “Panorama Plus” nëse Covid-19 është më i rrezikshëm pasi janë shtuar rastet, Valeri përgjigjet:

“Rreziku nuk ka kaluar absolutisht, sidomos për faktin që vazhdon të jetë një ármik i padukshëm dhe akoma popullata nuk e ka në dorë váksinën kundër Covid-19 . Hipoteza e teori të njëpasnjëshme vazhdojnë të publikohen, të cilat shpeshherë kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Është fakt që rritja e temperaturave frenoi dukshëm efektin e shpejtë e të fortë të këtij virusi, por si çdo virus tjetër i mëparshëm, ekziston mundësia e të shfaqurit në stinën e vjeshtës dhe dimrit, prandaj rreziku vazhdon të jetë i pranishëm, edhe pse i heshtur apo asimptomatik”.

Përveç Covid-19, cilat janë viruset e padukshme që përhapen mes njerëzve në intimitet?

Valer Kolnikaj: Trádhtia e ndarjet janë duke u përhapur shumë te të paduruarit e të mospërmbajturit në intimitet. (Qesh)


Shtuar 29.06.2020 19:42