Tirana përmbys Skënderbeun, titulli më pranë se kurrë (VIDEO)

Tirana është afruar edhe më shumë me titullin kampion pas fitores në shifrat 1-2 ndaj Skënderbeut.

Një triumf ky që tregon përfundimisht pjekurinë e bardhebluve që arrijnë edhe njëherë të përmbysin kundërshtarin.

Skënderbeu e nisi duke dominuar Tiranën ndërsa Mensah dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Kur pritej që bardheblutë të gabonin ishte Ngo që për 5 minuta nuk lejojë që të luhej serenata korçare. Me dopietën e realizuar e bën Tiranën që të mbajë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin, për ta siguruar edhe më shumë skuadrën me suksesin.


Shtuar 28.06.2020 20:00