Chiellini ngjall polemika me librin e tij: Ia kanë dhënë “Topin e Artë” lojtarëve më të dobët si Shevçenko dhe jo Totit

Xhorxho Kelini po ngjall shumë polemika me librin e tij autobiografik “Unë Xhorxho”.

Mbrojtësi i Juventusit tregon për karrierën e tij dhe jep mendime për futbollistët që luajnë ende futboll.

Kelini ka prekur një temë që nuk do i pëlqejë fare tifozëve të Milanit. Bëhet fjalë për “Topin e Artë” ku sipas kapitenit të Juventusit duhej ta kishte fituar edhe Françesko Toti. Por mënyra sesi e ka shprehur mendimin e tij do ti tërbojë fansat e Milanit.

“Toti mund ta fitonte ‘Topin e Artë’, përpara se Mesi e Ronaldo të vendosnin diktaktin. Ia kanë dhënë lojtarëve si Ouen dhe Shevçenko, lojtarë të mëdhenj, por sigurisht jo më të mëdhenj se Toti”, shkruan Kelini në librin e tij autobiografik.


Shtuar 28.06.2020 15:41