Të shumtë janë shqiptarët të cilët ende nuk janë të bindur mbi rreziqet e COVID-19. Një ndër ta është edhe këngëtarja Julka Gramo.
Gjatë një interviste këngëtarja tha se, nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria.
Më tej ajo shtoi se e dashuron shumë familjen, por dhe nëna e saj e cila ka qenë një grua shumë e përkushtuar, i thotë shpesh që dil dhe shijo jetën.
“Edhe sikur të vdes nesër, e kam jetuar jetën duke i bërë të gjitha”, u shpreh këngëtarja në “Ftesë në 5” sot me Bieta Sulon.
Si duket këngëtarja Gramo nuk është e vetëdijshme se me këtë sjellje mund të rrezikojë njerëzit e tjerë, mesazh aspak i përshtatshëm për t’u dhënë në një intervistë televizive. /albeu.com/