Fotografia e Shaqirit duke festuar titullin që u bë virale

Xherdan Shaqiri së bashku me lojtarët e tjerë të Liverpoolit, mbrëmjen e kaluar festuan titullin e parë në histori të Premier Ligës, transmeton Insporti.

Liverpool u shpall edhe matematikisht kampion pas humbjes që vendi i dytë, Manchester City e pësoi nga Chelsea.

Të gjithë lojtarët u mblodhën të festojnë titullin e parë për “The Reds” në 30 vitet e fundit. Temperaturat ishin të nxehta në Liverpool dhe mesfushori nga Zhegrova e Gjilanit kishte veshur një palë shortse në të cilat dalloheshin pulpat enorm të tij.

Në një fotografi të postuar nga Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk, Shaqiri shihet në prapavijë i ulur mbi një tavolinë me pulpat që duken sikur do të shpërthejnë.


Shtuar 26.06.2020 20:39