Pse ai u quajt George Washington pikërisht në vendin ku duhej të nënshkruhej marrëveshja? Po ashtu, është një moment krejt i padrejtë që ka ndodhur me popullin e Kosovës për t’u përfaqësuar.
Prokuroria veproi në një moment krejtësisht brutal dhe kjo nuk mund të jetë e paqëllimshme.
Prokuroria tregoi se është politike dhe ka mohuar që 2 milionë shqiptarë të përfaqësohen në fillimin e një misioni paqeje të udhëhequr nga vet Presidenti amerikan.Ky moment drejtësie është i pashembullt dhe jo-proporcional në rrafshin e të drejtës dhe e bën këtë Gjykatë të pabesueshme.T
ekefundit, paturpësisht në një moment delikat u ndërruan rolet në skenën publike e mediatike, si dhe në tavolinën e bisedimeve. Në këtë moment delikat, kur Prokuroria doli me njoftim për akuzë kundër UÇK-së, e bëri tavolinën që të harrohet krimi i madh serb dhe të dalë që “krimi” tjetër përballë një “pafajësie” serbe të jetë narracion i së ardhmes. Edhe më keq, kjo tash ka përfaqësim mediatik.Por, cilat janë implikimet për Kosovën në të ardhmen, dhe a është rrezikuar projekti i shtetësisë?Natyrshëm vjen menjëherë dëmtimi i reputacionit dhe pozicionit të Kosovës në çfarëdo procesi negociues në të ardhmen.Me përjashtimin efektiv të SHBA-ve nga lidershipi në Dialogun e ardhshëm, vështirë se do të ketë marrëveshje nën Administratën aktuale të Trump. Dialogu kthehet ne Bruksel.
Aktakuza rrezikon ta ndërrojë narracionin për luftën në Kosovë dhe paradoksalisht i vesh liderët serbë me petkun e paqebërësve, duke ua forcuar jashtëzakonisht shumë pozicionin në negociata.Pavarësisht trumbetimeve që Administrata Biden do të krijojë rrethana më të mira për Kosovën, është e gabuar, sepse duhet sqaruar disa çështje që janë në kujtesën e veprimeve.
Nën Administratën Obama-Biden, Kosova përfundimisht ka rënë si çështje prioritare në SHBA.
Në vend se të krijohej momentum i ri politik për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pas vendimit të GJND-së, SHBA ka lejuar që çështja e Kosovës të zhvendoset në Bruksel.Rezultatet e një dekade negociatash, të udhëhequra nga BE, më së miri shpjegohen me gjendjen në Urën e Ibrit, që pavarësisht propagandës, investimeve, vizitave, mbetet e mbyllur.
Pra, në bllokadë.Administrata Obama, po ashtu, ka shtyrë përpara procesin e krijimit të Gjykatës Speciale, me argumente të paqëndrueshme politike, sepse kërcënohej se nëse nuk bëhej në Kosovë, Rusia e krijon mundësinë që këtë ta bëjë në OKB. Siç dihet, asnjë vendim në OKB nuk kalon pa pëlqimin e anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, 3/5 e të cilëve janë (ishin) aleatë të Kosovës.
Kjo Gjykatë tashmë jo vetëm që ndërron narracionin për raportin viktimë-agresor në Kosovë, por ajo zhbën në mënyrë post-festum edhe vetë arsyen e intervenimit amerikan në Kosovë. Me fjalë të tjera, ajo dëmton pa masë narracionin për Kosovën si storie suksesi në politikën e jashtme amerikane.
E fundit, Obama ka pasur qasje shumë pozitive në raport me Serbinë, siç dëshmohet edhe nga vizita e Hillary Clinton dhe vetë Biden në Serbi. Biden ishte Zëvendëspresidenti i parë që vizitonte Beogradin në shumë dekada.Kjo e sjell Kosovën në një situatë të paprecedent, ku BE ndërhyn në mënyrë arbitrare jo veç në procesin e udhëhequr nga Grenell, por edhe në zhvillimet politike në Kosovë. Sepse, aktakuza e pretenduar në fakt hap rrugë për rikonfigurim të tërësishëm të skenës politike dhe krijon avantazhe të jashtëzakonshme për një parti të caktuar politike – Vetëvendosjen. Kjo ndërhyrje është shumëfish më e madhe dhe më direkte sesa ndërhyrja e trumbetuar e Grenellit në rënien e Qeverisë Kurti.
Po ashtu, me dëmtimin e procesit, të nisur në Shtëpinë e Bardhë, BE-së i është hapur rruga për ta udhëhequr procesin e ardhshëm të Dialogut me një Kosovë të mbështetur për muri. Ç’është më e keqja, procesi i BE-së në parim është i destinuar për të dështuar. Është proces pa parime, pa kornizë negociuese dhe pa lidership politik.
Fjalia “normalizim i raporteve” nuk është asgjë tjetër veçse një shënjues i zbrazët i vetë logjikës politike të BE-së, që as pas një dekade dështimi në negociata nuk e ka të qartë kotësinë e qasjes së saj. Një qasje kjo që e ka përdorur në Dialog, jo për ta forcuar shtetësinë e Kosovës, e as për ta shtyrë Serbinë për ta njohur Kosovën, por për t’i hapur rrugë progresit të Serbisë në integrimet europiane.
Normalizimi është term politik, e jo juridik. E drejta ndërkombëtare nuk njeh term të tillë. Problemi i Kosovës është edhe juridik edhe politik dhe zgjidhja duhet të jetë e tillë që përfundimisht mbyll çështjen e statusit përmes njohjes reciproke.
Andaj, pavarësisht paqartësive të momentit, është esenciale që Kosova t’i rezistojë presionit europian për të hyrë edhe në një eksperiment tjetër negociues, që paraprakisht e përjashton qëllimin e njohjes së ndërsjellë.
Vucic sot është shndërruar në autokratin dhe kapësin e shtetit më të madh në rajon dhe çdo proces negociues që nuk parasheh njohje të ndërsjellë është proces për të legjitimuar përkrahjen europiane për Vucicin dhe jetëgjatësinë e tij politike.
