Zbardhen pamjet e atentatit në Laç: Si u ekzekutuan dy biznesmenët e njohur (VIDEO)

Vazhdojnë hetimet në lidhje me atentatin e 30 mat në Laç ku u ekzekutuan dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Policia ka vënë në pranga një të arrestuar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Abcneës.al ka siguruar pamjet e atentatit të filmuara nga kamerat e hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Katër persona, me në krye Eduart Lamaj u futën me nxitim në parkimin e hotelit, në të cilin ishin duke pirë kafe Bujar Lika dhe Paulin Gjergji me qëllim ekzekutimin e të parit.

Me të hapur dyert, njëri prej tyre, me një pistoletë në dorë i drejtohet makinës tip “Range Rover”, ku qendrontë djemtë e bniznesmenit Paulin Gjergji, ndërsa ata i luten që të mos i vrasin.

Ndërkohë që ishin neutralizuar djemtë e Gjergjit, një person me markë të bardhë, i cili sipas prokurorisë dyshohoet të jetë Eduart Lamaj, futet i pari një hotel me një kallashnikov në dorë duke qëlluar menjëherë në drejtim të Likës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet me pistoletë duke e plagosur në këmbë.

Siç shihet në videon e kamerave të hotelit të siguruar nga abcneës.al, personi me markë të bardhë mbetet i plagosur nga përplasja me armë, ndërsa dy shokët mbërrijnë aty për ta tërhequr duke lënë një moment armën në një vazo, të cilën kthehet ta tërheqë më pas.

Lexo edhe: Me dy emra dhe i kërkuar ne Greqi, të fshehtat e Eduart Lamajt që kreu vrasjen e dyfishtë në Laç
Në ikje e sipër, dyshohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të Kreshnik Tushajt, për të cilin menduan se u kishte zënë pritë. Pas atentatit me dy të vdekur, Tushaj paraqitet i plagosur në spital duke theksuar se ishte plagosur në derën e shtëpisë nga persona të panjohur.

Momenti i plagosjes dhe afërsia me vendin e ngjarjes bëri që prokuroria të dyshojë së Tushaj ishte njëri prej atentatorëve, por arrestimi i sotëm i Eduart Lamajt, i cili duket të jetë personi i plagosur që shihet në video, shpëtoi Tushajn nga akuzat.

Ky i fundit pritet të lirohet gjatë ditëve në vijim.

Ekzekutimi i Likës dhe Gjergjit në Laç ka rikthyer frikën për një përplasje të ashpër mes grupeve kriminale në Tiranë dhe Laç, e cila deri më tani ka shkaktuar të paktën katër të vdekur.


Shtuar 23.06.2020 14:46