Aeroporti i Kukësit u premtua të ishte një mrekulli dhe tashmë duhet të ishte plotësisht gati.
Madje Kryeministri i paraprinte fjalëve duke kërkuar të mos përgojohej sepse me datë 31 tetor 2019 do të ishte shumë më bukur në realitet.
Por si është e vërteta? Aeroporti i Kukësit nuk është akoma në punë dhe gjithçka duket është një kantier ndërtimi ku gëlon betoni dhe rrëmuja.
Por Kryeministri ka postuar sot një pamje nga projekti i Terminali i Aeroportit ku puna akoma nuk ka mbaruar, madje synohet të mbarojë vitin e ardhshëm.
“Me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.
/albeu.com/
