Dy ekipet e Milanos janë protagoniste në këto ditë merkatoje që i paraprijnë rinisjes së Serie A pas një ndërprerjeje të gjatë.
Nëse nga njëri krah Teo Hernandez i premton besnikëri Milanit, duke u shprehur entuziastë për eksperiencën e tij kuqezi.
Nga ana tjetër është uruguajani i Interit, Diego Godin, që duket se është në ditët e tij të fundit zikaltër.
Aventura e tij do të mbyllet këtë verë dhe nuk ka sjellë rezultatet që ai priste.
I mbërritur me parametër zero, ish-mbrojtësi i Atletikos së Madridit do të largohet për t’i lënë vendin në ekip Marash Kumbullës, mbrojtësit kuqezi që aktivizohet te Verona.