Burak Ozcivit jep lajmin e trishtë, çfarë do të ndodhë me serialin “Osmani” (FOTO LAJM)

Aktori shumë i famshëm turk Burak Ozcivit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin se Osmani do të transmetojë episodin final.

Por fansat e këtij seriali nuk duhet të shqetësohen pasi mediat turke kanë sqaruar se kjo do të jetë vetëm finalja e sezonit të parë. Episodi 27 do të jetë finalja e këtij sezoni dhe më pas seriali do të rikthehet në ekran në shtator me sezonin e dytë.

Seriali Osman ka patur shumë sukses dhe ka thyer rekorde shikueshmërie. Ky serial është vazhdimi i serialit “Dirilis Ertugrul”, rolin e të cilit e luante Engin Altan Düzyatan.


Shtuar 17.06.2020 17:43